NJU JORK, 9 korrik /ATSH-ANSA/ - Ray Nagin, ish-kryetari i bashkisë së New Orleans në kohën e uraganit "Katrina", u dënua me 10 vjet burg, njoftoi sot gjykata federale e New Orleansit. Ish-kreu i bashkisë u dënua pasi u shpall fajtor për të paktën 20 akuza, përfshirë ato për korrupsion dhe pastrim parash. Akuza e parë drejtuar Naginit ishte shantazh ndaj kompanive që dëshironin të merrnin kontrata për rindërtimin e qytetit pas uraganit shkatërrues "Katrina". Uragani "Katrina", që goditi vendin në vitin 2005, ishte më vdekjeprurësi dhe më shkatërruesi në historinë e Amerikës. Ai shkaktoi vdekjen e të paktën 1 833 personave dhe vlera e shkatërrimit të pronës private dhe shtetërore arriti në 108 miliardë dollarë./ a.jor.