New York(SHBA) - Së shpejti në Neë York, në vitin 2015 do të inaugurohet qiellgërvishtësi më i ri i qytetit, i cili do të jetë më larti dhe më i shtrenjti në botë përsa i përket çmimeve të apartamenteve.

Ndërtesa është e 426 metra dhe ka 96 kate. Pallati luksoz ndodhet në 432 Park Avenue dhe çmimet e "kripura" të apartamenteve janë për shkak të pamjeve që të ofron kjo ndërtesë marramendëse.

Çmimet fillestare fillojnë nga shtatë milionë dollarë, të cilat janë dhe apartamentet fillestre. Kurse çmimi i një apartamenti me katër dhoma arrin deri në 20 milionë dollarë.

Nga 126 apartamente, një e treta e tyre tashmë janë shitur.

qiellgervishtese




(v.gj/shqiptarja.com)