SHBA - Një shofer taksie në Las Vegas ka bërë një gjest humanitar duke kthyer 300 mijë dollarë që gjeti në makinën e tij.

Një klient që kishte hipur në makinë, pasi ishte larguar, kishte harruar zarfin me dollarë. Shoferi sapo i pa, ia ktheu menjëherë personit që i përkisnin.

"O Zot, këto janë para kesh", ishte reagimi i parë i taksistit Gerardo Gamboa. Lajmi bëri bujë dhe u përpah në gazetat lokale.

Ai deklaroi se për asnjë çast nuk kishte menduar që t'i përdorte paratë për vete. "Edhe pse jam i varfër, nuk më duhen paratë që më përkasin mua", tha Gerardo Gamboa.

Me gjithë veprimin e tij humanitar, nuk dihet nëse shoferi mori shpërblim për gjestin që ai bëri.


(v.gj/shqiptarja.com)