SHBA, Japonia dhe Koreja e Jugut koordinojnë përgjigjen ndaj kërcënimeve të Phenianit

SHBA, Japonia dhe Koreja e Jugut koordinojnë përgjigjen ndaj kërcënimeve të Phenianit

Foto nga takimi SHBA-Japoni-Kore e Jugut

Udhëheqësit e Forumit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor, ose i njohur ndryshe si APEC, një forum prej 21 vendesh anëtare që promovojnë tregtinë e lirë, u takuan në Lima të Perusë të premten.

Gjatë këtij takimi, Presidenti Joe Biden zhvilloi diskutime me Presidentin e Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol dhe kryeministrin japonez Shigeru Ishiba.

“Jam krenar për bashkëpunimin për të siguruar teknologjitë e së ardhmes dhe për të kundërshtuar lidhjet e rrezikshme dhe destabilizuese të Koresë së Veriut me Rusinë”, deklaroi presidenti Biden.

Pheniani kohët e fundit ka dërguar mijëra trupa për të ndihmuar Moskën në luftën e nisur ndaj Ukrainës.

“Mjedisi sfidues i sigurisë brenda dhe jashtë rajonit na kujton edhe një herë rëndësinë e bashkëpunimit tonë trepalësh”, deklaroi Yoon Suk Yeol, President i Koresë së Jugut.

Shtëpia e Bardhë tha se takimi trepalësh do t’i lejojë udhëheqësit të përgatiten për çdo lëvizje që e cilësuan “provokative” nga Pheniani, duke përfshirë teste bërthamore dhe lëshimin e raketave balistike.

“Veçanërisht i rëndësishëm është bashkëpunimi në fushën e sigurisë, i cili ka arritur nivele të larta, siç mund të vërehet edhe nga stërvitja e përbashkët Freedom’s Edge”, tha Shigeru Ishiba, kryeministër i Japonisë.

Stërvitja e përbashkët trepalëshe që përfundoi të premten ishte e fundit nën administratën e zotit Biden, ndërsa SHBA-të përgatiten që Presidenti i zgjedhur Donald Trump të marrë detyrën në janar.

Gjatë mandatit të tij të parë si president, zoti Trump mbrojti lidhje më miqësore me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, por gjithashtu kërcënoi se do të sulmonte vendin e tij.

Ai i bëri trysni Tokios dhe Seulit që të shpenzonin me shumë për mbrojtjen.

“Si Tokio dhe Seuli janë të shqetësuar se çfarë lloj kërkesash do të ketë zoti Trump ndaj tyre për të ruajtur nivelin e aleancës që është në të dy vendet sot”, thotë ekspertja Darcie Draudt-Véjares.

Zoti Biden u takua veçmas edhe me mikpritësen e këtij takimi, Presidenten peruane Dina Boluarte.

Ai njoftoi një paketë ndihme prej 65 milionë dollarësh për Perunë për të luftuar kundër karteleve të drogës.

Pas takimve të tjetra me udhëheqësit e APEC-ut zoti Biden do të marrë pjesë në takimin e e G20 që zhvillohet në Rio de Zhaneiro./ VOA

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Dronë misteriozë shihen mbi 3 baza amerikane në Britani

Dronë misteriozë shihen mbi 3 baza amerikane në Britani