SHBA, Jill Peters, dokumentar
për Burrneshat e Shqipërisë

SHBA, Jill Peters, dokumentar<br />për Burrneshat e Shqipërisë
Zhvillimet urbane dhe transformimet e pësuara në shoqërinë shqiptare kanë rrezikuar dhe zhbërë shumë prej traditave të ruajtuara prej vitesh e të trashëguara në breza. 

Kjo gjë ka ndodhur dhe me traditën e “virgjëreshave të betuara” apo njohur gjerësisht si burrneshat, traditë e cila ruhet prej qindra vjetësh në zonat malore dhe pjesën e Alpeve Shqiptare. 

Burrneshat shqiptare kanë nxitur fotoreporterin amerikan, Jill Peters t'i kushtojë një dokumentar dhe një set fotografik me titull "Ai/ajo/ai, jetesa e përditshme e grave, kthyer në burra në Shqipërinë e Veriut".

Peters shkruan në artikullin e tij, botuar në portalin Radio Evropa e Lirë, se kjo traditë e Burrneshave më shumë ka zënë vend në vendosjen e grave në një status të barabartë me burrat, sepse sipas Kanunit, një kod i vjetër shqiptar, gratë nuk kanë të drejta të pinë duhan, të qëndrojnë me burrat, si dhe të kryejnë biznes apo të përfitojnë pasuritë e familjes.

Burneshat marrin këtë vendim të pakthyeshëm, duke u betuar para pleqësisë së fshatrave dhe prej këtij momenti ato gëzojnë të gjitha të drejtat si një burrë normal. Gratë duhet të presin flokët, nuk mund të mbajnë më zbukurime femërore, si dhe ndonjëherë vendosin të ndryshojonë dhe emrat.

Fotoreporteri Peters është ndalur në zonat e thella malore, duke sjellë historinë e Haliut, Qamiles, Shkurtes, Markut, Lumes, e cila tymos dhe mban në dorë një armë automatik, si dhe Hajdarit, i cili në pamje është i shoqëruar me një nga nipërit e tij.

Personazhet e dokumentarit shpjegojnë se ka arsye nga më të ndryshmet, që i kanë detyruar ato të lënë pas të qenurit e një femre biologjike për t'u kthyer në një Burrneshë. 

Ato kanë shpjeguar për Peters, se nuk kanë dashur të pranojnë një lidhje martesore me shkuesi, duke mos dashur të martohen me personin, që nuk kanë dashuruar, për të trashëguar pasurinë e familjes. Ndërsa disa shpjegojnë se e kanë marrë këtë vendim si diçka të ndjerë së brendshmi.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria do të zhvillojë Industrinë Ushtarake, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Nis hetimi për Ceo-n e Telegram, jep 5 mln euro për lirimin me kusht! I ndalohet largimi nga Franca

Nis hetimi për Ceo-n e Telegram, jep 5 mln euro për lirimin me kusht! I ndalohet largimi nga Franca