SHBA, qeveria amerikane nuk do të ngrejë padi gjyqësore ndaj çiklistit Lance Armstrong për përdorim dopingu.

Një prokuror federal amerikan thotë se nuk ka plane të ngrejë padi kundër Armatrong, i cili gënjeu në lidhje me përdorimin e drogës për shtimin e forcës sportive.

Andre Birotte, hetuesi kryesor federal në rastin Armstrongut, tha se rrëfimi i Armstrongut se kishte përdorur drogë, nuk ka ndryshuar qëndrimin e tij.

Ai tha se prokuroria e mbylli çështjen e Armstrongut vitin e kaluar.

Pavarësisht mohimit të Armstrong për përdorim dopingu, Agjencia amerikane Anti-Doping zbuloi prova vitin e kaluar se Armstrong kishte gënjyer.

Atij iu hoqën 7 titujt kampion për garën Tour de France dhe u përjashtua përgjithmonë nga çiklizmi.




d.b/shqiptarja.com