/ATSH-AFP/ - Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, u largua dje nga Uashingtoni për një tur pesë ditor në Marok, Ukrainë dhe Turqi.
Në Ukrainë, Biden do të takohet me presidentin, Petro Poroshenko, dhe kryeministrin, Arseni Jaceniuk, për të biseduar mbi nevojën e të ecurit para për krijimin e qeverisë së re dhe për shkeljet që rusët i bëjnë armëpushimit të Minskut të 5 shtatorit, sipas Shtëpisë së Bardhë.
Në Turqi, zëvendhëspresidenti amerikan do të zhvillojë takime me kryeministrin, Ahmet Davutoglu, dhe presidentin, Recep Tayyip Erdogan, për bashkëpunimin në luftën kundër grupit Shteti Islamik (ISIS), si dhe mbi krizën humanitare të shkaktuar nga konflikti në Sirinë fqinje.
Maroku do të jetë ndalimi i tij i parë ku do të bisedojë gjithashtu për luftën kundër xhihadistëve të ISIS-it.