SHBA - John Kerry do të vizitojë Evropën dhe Lindjen e Mesme nga 26 shkurt deri më 6 mars për të diskutuar mbi çështjet rajonale dhe mbi Sirinë.
Ky udhëtim do të jetë i pari jashtë vendit si sekretari i Departamentit amerikan.
Në nje deklaratë të Departamentit të Shtetit thuhet se sekretari amerikan ka në axhendën e tij të vizitojë 9 vende; Britani, Gjermani, Francë, Itali, Turqi, Egjipt, Arabi Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katar.
Në Francë, ai do të diskutojë me zyrtarë të lartë francez mbi shtetin afrikan Malin. Ndërsa në Itali do të marrë pjesë në takime me diplomatë të huaj mbi Sirinë, ku do të takohet edhe me lidërin e koalicionit opozitar sirian.
Në Egjipt ai do të takohet me udhëheqësit politikë si dhe me Sekretarin e Përgjithshëm të Lidhjes Arabe, Al-Araby. Sekretari Kerry u caktua si sekretar në fillim të këtij muaji, duke pasuar Hillari Klinton, e cili e mbajti këtë post katër vjet.
John Kerry, një senator i Massachusetts, u betua si diplomat i lartë amerikan më 4 shkurt i cili është lavdëruar për eksperiencën e tij të gjerë në çështjet e politikës ndërkombëtare.
(l.ç/ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com