SHBA - Uashingtoni ka kërkuar “rishikim të plotë dhe gjithëpërfshirës të të gjitha dyshimeve të arsyeshme dhe parregullsive” në zgjedhjet presidenciale afgane, pasi sot janë shpallur rezultatet preliminare zyrtare.
Zëdhënësja e Departamentit amerikan të shtetit, Jen Psaki, tha se masat e rishikimit, që tashmë janë pajtuar nga të dy kandidatët, mund të kenë efekt në më tepër se tre prej tetë milionë fletëvotimeve, që janë numëruar.
Komisioni i Pavarur Zgjedhor i Afganistanit sot i ka shpallur rezultatet preliminare zyrtare të rundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale më 14 qershor, sipas të cilave kandidati, Ashraf Ghani, i ka 56.44% të votave, ndërsa rivali i tij, Abdullah Abdullah, 43.56% .
Ghani, ish-ministër i financave, dhe Abdullah, ish-ministër i jashtëm, e kanë akuzuar njëri-tjetrin se po përpiqen t’i manipulojnë rezultatet e votimit.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com