SHBA, Kafe me gjalpë,pija
e re energjike dhe dobësuese

SHBA, Kafe me gjalpë,pija<br />e re energjike dhe dobësuese
Cili është mëngjesi i ri për të qenë gjithmonë në formë? Sipas disa studiuseve kafeja është përgjigjia e duhur. Një dietë e re me bazë kafeinën dhe yndyrën për të nisur ditën ka nisur të përdoret masivisht në SHBA. Ndryshe quhet “kafja antiplumb” dhe përbëhet nga yndyrat dhe gjalpi në kafe duke u bërë si një masë kremoze dhe me shije.

Kjo pije e re "çudibërëse" është ideuar nga David Asprey, një sipërmarrës i cili e konsideron veten një “bio-hacher”. Receta e realizuar prej tij ka këto përbërës, një filxhan me ujë të nxehtë, dy lugë e gjysëm me kafe ende kokërr, e cila zgjidhet për tu bluar, një lugë vaj me bazë yndyrë lehtësisht të tretshme si dhe një lugë gjalp jo të kripur.

Të gjitha përzien përreth 20 sekonda dhe pija "çudibërëse" është gati. Në këtë përbërje ka rreth 450 kalori të cilat shërbejnë si karikues fizikë dhe mendorë  për të kaluar orët në vijim dhe gjithashtu ka një shije të parezistueshme për këdo që e provon.

Gjithashtu thuhet nga ideatori i saj se kafeja heq oreksin dhe ndihmon për tu dobësuar, përveç se shërben si mbështetje energjike për trurin. Ideja për këtë pije është sjellë nga Asprey ndërkohë që gjendej në Tibet dhe aty i është ofruar çaj me gjalp, e cila përdoret si pije për ceremoni të ndryshme në Tibet.  

Megjithatë ka patur edhe skeptik lidhur me këtë pije të re. Joan Salge Blake, një dietologe nga Universiteti i Bostonit është shprehur: “Nuk më duket mëngjesi i kampionëve. Ajo që i jep energji trurit nuk është yndyra por karbohidrati. Njerëzit vazhdojnë ta konsumojnë pasi u pëlqen. Nëse më pas ndihmon për të kontrolluar peshën është ende për tu parë.”

kafe

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Operacioni i SPAK/ Shqiptarja.com zbardh EMRAT! Ja për kë SPAK firmosi urdhërarrestet

Operacioni i SPAK/ Shqiptarja.com zbardh EMRAT! Ja për kë SPAK firmosi urdhërarrestet