Zëvendëspresidentja demokrate Kamala Harris zhvilloi një intervistë të tensionuar në Fox News ku iu kërkuan përgjigje për përpjekjet e administratës Biden për të trajtuar emigracionin e paligjshëm në rritje në kufirin jugor amerikan. Harris shpjegoi edhe komentin e saj të disa ditëve më parë kur kishte thënë se nuk do të ndryshonte asgjë nga ato që ka bërë administrata Biden.
“Më lejoni të jem e qartë. Presidenca ime nuk do të jetë një vazhdim i asaj të Joe Biden”, tha Harris.
Megjithatë zv presidentja nuk dha më shumë detaje në lidhje me këtë. Harris u pyet nga gazetari Bret Baier në lidhje me ndryshimet që administrata ku ajo bën pjesë bëri për emigracionin, duke i sjellë dëshminë ë një nene në kongres e cila kishte humbur jetën e saj për faj të një emigranti të paligjshëm. Harris tha se ndryshimet ishin të nevojshme pasi DOnald Trump më herët nuk kish bërë asgjë.
“Donald Trump thjesht zgjodhi të merrej më një problem, në vend që të rregullonte një problem”, shtoi ajo.
Gjatë intervistës gjithashtu Harris iu bëri apel votuesve republikanë që ta mbështesin në zgjedhjet presidenciale të këtij viti, ndërsa apelin e bëri edhe në një takim elektoral në Pensilvani përpara se të shfaqej në Fox News-in me prirje konservatore.