SHBA: Kemi vrarë liderin e Shtetit Islamik në Siri

SHBA: Kemi vrarë liderin e Shtetit Islamik në Siri

Flamur i ISIS

SHBA thotë se ka vrarë liderin e Shtetit Islamik (ISIS) Abu Jusif në Siri.

Forcat e Komandës Qendrore të SHBA (Centcom) njoftuan se kryen një sulm ajror duke synuar Yusif, i cili ndodhej në lindje të vendit.

"Siç u tha më parë, Shtetet e Bashkuara - duke punuar me aleatët dhe partnerët në rajon - nuk do të lejojnë ISIS-in të përfitojë nga situata aktuale në Siri dhe të rindërtohet”, tha komandanti i Centcom, gjenerali Michael Erik Kurilla.

“ISIS ka synimin të largojë nga paraburgimi mbi 8,000 operativët e ISIS që aktualisht mbahen në objektet në Siri”, shtoi ai.

Po ashtu gjenerali theksoi se ata do të synojnë në mënyrë agresive këta udhëheqës dhe operativë, përfshirë ata që përpiqen të kryejnë operacione jashtë Sirisë.

Militantët e ISIS pushtuan pjesë të Irakut dhe Sirisë në vitin 2014, duke përfituar nga lufta civile e kësaj të fundit për të siguruar territore përpara se të vetëshpalleshin një kalifat në fund të vitit 2015, raporton News sky.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

'Vërtet i tmerruar nga sulmi terrorist në Magdeburg', reagon Rama: Mbetemi të bashkuar kundër terrorizmit

'Vërtet i tmerruar nga sulmi terrorist në Magdeburg', reagon Rama: Mbetemi të bashkuar kundër terrorizmit