Me ISIS për tu hakmarrë ndaj terroristit në Zelandën e Re/ Shqiptari pranon fajin! Si u zbulua nga agjenti i infiltruar i FBI

Me ISIS për tu hakmarrë ndaj terroristit në Zelandën e Re/ Shqiptari pranon fajin! Si u zbulua nga agjenti i infiltruar i FBI

Fabjan Alameti

SHBA- Fabjan Alameti, i riu shqiptar në SHBA pritet që të pranojë fajin në lidhje me akuzat ndaj tij për mbështetje ndaj ISIS. Mediat e huaja shkruajnë se 21-vjeçari ka dërguar një kërkesë për të pranuar fajësinë. Ai u arrestua në Bozeman në Prill dhe  pritet të dalë para gjykatës federale të Missoula-s ku pritet të pranojë fajin për deklaratë të rremë ndaj agjentëve federalë në çështje që lidhen me terrorizmin. Kjo akuzë dënohet me 8 vjet heqje lirie në një burg federal.

Sipas mediave të huaja, FBI-ja pretendon se Alameti ka dashur të bashkohet me ISIS-in në shenjë hakmarrjeje për sulmin në dy xhamitë në Christchurch të Zelandës së Re, ku u vranë 50 persona. Shënjestrat e tij sipas hetuesve kanë qenë ndërtesat e qeverisë, klubet gay, tempujt për hebrenjtë ose qendrat për rekrutimin e ushtarëve.

Fabjan Alameti u arrestua në një poligon, ku sipas hetuesve, shqiptari shkonte aty për të marrë armë dhe për t’u praktikuar me një pushkë gjysmë automatike. Alameti u kap pasi komunikoi me një agjent të infiltruar të FBI-së, të cilin e informoi për planet e tij për t’iu bashkuar ISIS dhe për të sulmuar në tokën amerikane.

Para disa javësh, një gjyqtare urdhëroi që ky agjent të maskohet në kohën kur do të japë dëshminë ndaj Fabjan Alametit. Ndërkohë prokurori federal kërkoi që seanca gjyqësore ku pritet të jepet dëshmia e të infiltruarit të kryhej me dyer të mbyllura. Por Gjyqtarja Dana Christensen vendosi  të kundërtën. Ajo lejoi që agjenti të dalë i maskuar me paruke ose kapele, syze dhe qime false në fytyrë në mënyrë që t’i mbrohet identiteti.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mili: 27/08/2019 17:52

    Tru pjerdhur!

    Përgjigju
  • sapa: 27/08/2019 12:45

    Hane buken e permbysin kupen.Ti djegesh e kane pak!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Fier/ Makina përplas të moshuarin, 71 vjeçari rëndë në spital

Fier/ Makina përplas të moshuarin, 71 vjeçari rëndë në spital