UASHINGTON - Komuniteti ndërkombëtar duhet të bëjë më shumë për të luftuar kundër epidemisë Ebola, deklaroi sot sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.
Gjatë një konference për shtyp në departamentin e Shtetit, shefi i diplomacisë amerikane kërkoi "urgjentisht që kombet e të gjithë botës të bëjnë më shumë në ndihmën kundë kësaj krize botërore urgjente që kërkon një përgjigje botërore të menjëhershme".
Ndërkohë që epidemia Ebola ka kaluar numrin e tre mijë të vdekurve, virusi ka vrarë gati gjysmën e 6 500 personave të infektuar, sipas bilancit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).
Në një total prej 6 574 të sëmurë me Ebola në pesë vende të Afrikës Perëndimore, 3 096 kanë vdekur, thekson OBSH-ja në raportin e saj, ndërkohë që situata sa vjen dhe bëhet më alarmante./ATSh/
/Shqiptarja.com