Uashington - SHBA-ja është shumë e shqetësuar për rrethimin e qytetit Kobane nga Shteti Islamik (ISIS), por qëndron i fokusuar në objektivin për të goditur aftësitë operacionale të ISIS-it, deklaroi sekretari amerikan i Shtetit John Kerry.
"Jemi shumë të shqetësuar për banorët e Kobanes, që po luftojnë kundër terroristëve të ISIS-it", deklaroi kerri pasi kishte biseduar me ministrin britanik të Punëve të Jashtme, Philip Hammond, në Uashington.
Megjithatë SHBA-ja është e fokusuar të godasë qendrat e komandës dhe të kontrollit të ISIS-it në Siri dhe Irak, thekson Kerry, i cili përmendi edhe nevojën që Turqia të marrë një rol më shumë aktiv.
Avionët e koalicionit drejtuar nga SHBA-ja bombarduam sot disa pozicione të xhihadistëve në Kobane", sipas gazetarëve në terren.
Luftimet vazhdojnë në disa lagje të qytetit të tretë kurd në Siri, mes luftëtarëve kurdë dhe forcave të Shtetit Islamik, që kanë hyrë sot në lindje të qytetit pas disa ditëve bombardimesh intensive./ATSH/