UASHINGTON,- Reformat e ngadalta nën presidencën e Xi Jinping, të kombinuara me praktika tregtare të frikshme dhe një mjedis armik ndaj investimeve të huaja, shkaktoi një rritje të tensioneve ekonomike mes SHBA-së dhe Kinës, sipas raportit të një komisioni amerikan për vitin 2014.
Komisioni është i përbër nga ekspretë, ish-parlamentarë dhe përgjegjës të administratës amerikane. Raporti i tij vjetor pritet dhe analizohet me shumë vëmendje nga krerët kinezë, shpesh të kritikuar nga anëtarët e komisionit, të krijuar në vitin 2000 nga Kongresi për të vlerësuar impaktin që kanë marrëdhënieve tregtare me Kinën mbi sigurinë kombëtare amerikane.
"Qeveria Xi ka bërë përparime minimale në bërjen e reformave në vitin 2014, dhe vazhdimi i reformave në vitin 2015 është i paqartë", shprehet komisioni në raportin e tij të viti 2014 të publikuar sot.
Pavarësisht një rritje pranë objektivit të 7,5 për qind në vitin 2014, qeveria nuk ka zgjidhur problemet strukturore kineze, raporti citon "mbikapacitetin për të prodhuar, një borzh në rritje të autoriteteve lokale, dhe flluska aksionesh që kërcënojnë një ngadalësim të fortë të ekonomisë".
Komisioni akuzon gjithashtu Pekinin se zhvlerëson monedhën e vetë, duke kontribuar në çekuilibrin tregtar botëror.
Autorët e raportit kritikojnë klimën armiqsore ndaj investimeve në Kinë, duke sjellë që për herë të parë, investimet kineze në SHBA të tejkalojnë ato amerikane në Kinë për vitin 2014. Për shembull kompanitë amerikane nuk mund të investojnë në sektorin energjetik kinez, shkruhet në raport./ATSH/