/ATSH-AFP/ - Koalicioni ndërkombëtar i drejtuar nga SHBA-ja zhvilloi sot 31 sulme kundër xhihadistëve të Shtetit Islamik në Irak dhe në Siri, 13 prej të cilëve në qytetin e Kobanes, njoftoi Pentagoni.

Për natën e dytë radhazi këtë javë, sulmet janë përqendruar në këtë qytet sirian kurd në kufi me Turqinë që mbetet nën kontrollin e Shtetit Islamik që prej mesit të muajit shtator, me mbështetjen ajrore të koalicionit që prej 23 shtatorit.

"Rreth 13 sulme kanë shkatërruar pozicionet luftarake të Shtetit Islamik, tre ndërtesa të xhihadistëve, dy zona të grumbullimit dhe një automjet", sipas një komunikate të komandës shumëkombëshe në krye të këtyre opecioneve.

Në Irak, koalicioni ka kryer 15 sulme në veri dhe në perëndim të vendit duke shkatërruar veçanërisht automjetet, pozicionet luftarake dhe njësitë taktike.