SHBA, konsumi i shtuar i sheqerit
shton rrezikun për vdekje

SHBA, konsumi i shtuar i sheqerit<br />shton rrezikun për vdekje
SHBA- Shumica e të rriturve në SHBA po hanë shumë sheqer dhe kjo është lidhur me një rrezik të rritur për vdekje nga sëmundje të zemrës, sipas një studimi të ri të qeverisë.

Kërkues nga Qendrat për Kontroll dhe Parandalim të Sëmundjeve (CDC) analizuan vëzhgimet mbi mënyrën e të ushqyerit të të rriturve amerikanë që para dy dekadash dhe zbuluan se shumica po merrnin më shumë sheqer se limiti ditor i marrjes së tij vendosur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Për më tepër, pjesëmarrësit të cilët morën më shumë sasi kalorish nga sheqeri i shtuar, kishte më shumë gjasë të vdisnin nga sëmundje të zemrës, krahasuar me ata që merrnin më pak sheqer.

"Ne e dimë se sëmundjet kardiovaskulare kryesojnë shkakun e vdekjeve në SHBA," tha për “Reuters”, Quanhe Yang.

"Ka shumë faktorë rreziku për sëmundet kardiovaskulare. Shumë prej tyre janë të modifikueshëm."

Yang, autori që kryeson studimin dhe kërkues në CDC në Atlanta, tha se një faktor që mund të modifikohet është sasia e shtuar e sheqerit që një person konsumon.
Kjo mund të moderohet me sheqerin e shtuar në pijet freskuese apo sheqerin e shtuar në ushqime.

Në këto të fundit, sheqeri mund të shtohet gjatë procesit të përgatitjes së ushqimit, duke synuar gjithsesi një mënyrë sa më natyrale të konsumimit të tij.

Yang dhe kolegët e tij në JAMA - Internal Medicine të Institutit të Mjekësisë thonë se sheqernat e shtuara përbëjnë të paktën 25 përqind të kalorive ditore të një personi dhe OBSH-ja sugjeron se limiti duhet të jetë 10 përqind.

Shoqata Amerikane e Zemrës, nga ana tjetër, vendos limitet për sheqernat e shtuara në 100 kalori në ditë për gratë dhe 150 kalori në ditë për burrat.

Rreziku i shtuar nga konsumi i sheqerit dhe sëmundjet kardiovaskulare, nuk mund të shpjegohet vetëm nga mosha e njerëzve, seksi, edukimi, zakonet e pirjes së duhanit, ilaçet, presioni i gjakut, pasha apo përpbërës të tjerë të dietës.

Studimi i ri do të udhëheqë në më shumë kërkime se teoria e sheqerit të shtuar nuk është vetëm shenjues i stilit të pashëndetshëm ët jetës por mund të jetë vetë shkaku për disa dëmtime në shëndet.
 
Redaksia Online
(b.g/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Venezuelë/ Protesta të dhunshme kundër fitores së Maduros! Opozita: Gonzalez mori 73% të votave, zgjedhjet u manipuluan

Venezuelë/ Protesta të dhunshme kundër fitores së Maduros! Opozita: Gonzalez mori 73% të votave, zgjedhjet u manipuluan