UASHINGTON, 5 dhjetor /ATSH-AFP/ - Ekonomia e SHBA-së gjeneroi në nëntor krijimin më të lartë të punësimit që prej tre vitesh, ndërsa niveli i papunësisë ka mbetur i pandryshuar, në nivelin më të ulët prej gjashtë vitesh, sipas shifrave të publikuara sot nga Departamenti i Punës.
"Rritja e punësimit është përhapur në të gjithë sektorët, e nxitur nga shërbimet profesionale dhe shërbimet ndaj ndërmarrjeve por gjithashtu nga tregtia me pakicë, shërbimi i shëdetësisë dhe sektori prodhues", njoftoi Erica Groshen, komisonere e Zyrës së Statistikave të Departamentit të Punës.
Ekonomia krijoi 321 mijë vende të reja pune, duke kaluar gjerësisht pritshmëritë e analistëve. Niveli i papunësimit ka mbetur në nivelin 5,8 për qind, niveli i tij më i ulët që prej korrikut 2008.
Në tre muajt e fundit, mesatarja e krijimit të punësimit u rrit në 278 mijë dhe në një vit rritja mesatare e punësimit është 224 mijë në muaj./
/G.S/