SHBA-Kubë kthejnë faqe, Castro:
Durim! Gati të diskutojmë gjithçka

Takimi historik i Presidentit Obama me homologun kuban Raul Castro ka dhënë fryte dhe është zhvilluar në një klimë mjaft pozitive me buzëqeshje dhe shtrëngim duarsh. Është hera e parë pas më shumë se 50 vitesh që liderët e dy vendeve deri pak kohë më parë fqinje vetëm gjeografikisht zhvillojnë një takim të tillë.
 
Obama dhe Castro janë ulur në krah të njëri-tjetrit në një sallë të vogël konferencash në Panama në samitin e shteteve amerikane.

“Ky është një takim historik”, - ka thënë Presidenti Obama i cili e ka marrë fjalën i pari në takimin kokë më kokë me Raul Castron.

obama kastro
 
obama castro

Obama ka dashur të sqarojë: “Duam të kthejmë faqe, historia e SHBA-ve me Kubën ka qenë e komplikuar dhe politikat e mëparshme nuk kanë tentuar diçka ndryshe. Tani ne jemi në një pozicion që mund të ndryshojmë rrugë drejt së ardhmes. Jemi në gjendje të ndërtojmë një marrëdhënies mes dy vendeve”, -përfundoi Obama.

Më pas fjala i ka takuar liderit kubanez Raul Castro. “Jemi të gatshëm të diskutojmë për gjithçka por duhet shumë durim”.
 
castro obama

Castro në pushtet që nga viti 2008 në Kubë ka aprovuar fjalët e thëna nga Obama dhe ka nënvizuar: “Sot mund të mos biem dakord për diçka por nesër mund ta gjejmë gjuhën e përbashkët”.

obama kastro

Castro sqaron se Obama nuk ka faj për të kaluarën ndërsa nuk munguan as reagimet e faktorit ndërkombëtar.
 
Federica Mogherini shefja e politikës së jashtë në BE tha se tashmë nis një kapitull i ri në marrëdhëniet ndërkombëtare. Për Presidenten e Brazilit Dilma Rousseff falë Obamës dhe Raul Castros ka përfunduar lufta e ftohtë.

obama kastro

obama kastro

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje për ne! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje për ne! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve