SHBA - Traumat dhe kujtimet e këqia mund të fshihen në gjumë me një terapi, e cila e ekspozon pacientin ndaj kujtimit traumatik ndërkohë që ai fle.
 
Kjo "kurë" bën modifikime në disa zona të trurit, shumë të rëndësishme për emocionet dhe frikën.

Ky është rezultati i një kërkimi të publikuar në revistën "Nature Neuroscience",  kryer nga universiteti  "Northwestern" i Çikagos.
 
Kjo terapi mund të hedhë bazat për një kurë të re ndaj fobive dhe traumave.
 
Redaksia online
(Erin Dini/arsh/shqiptarja.com)