SHBA lidërve të Eurozonës:
Shpejtoni për zgjidhjen e krizës

SHBA lidërve të Eurozonës: <br />Shpejtoni për zgjidhjen e krizës
GJERMANI - Shtetet e Bashkuara shtuan presionin mbi liderët e Eurozonës për të marrë veprime përfundimtare në zgjidhjen e krizës së borxheve në rajon, sidomos me uljen e shpenzimeve të anëtarëve me kosto të trazuara të huamarrjes, në prag të një takimi të rëndësishëm të Bankës Qendrore Evropiane.

Sekretari amerikan për Thesarin, Timothy Geither, tha se zona Euro duhet ulë e normat e interesit në vendet që po reformojnë dhe po sigurojnë sistemet e tyre bankare, e që mund të ofrojnë kështu kreditë që ato ekonomi kanë nevojë.

Thirrjet e tij ndaj Eurozonës, u bënë gjatë një interviste në televizionin Bloomberg, një ditë pasi ai fluturoi në Gjermnai për tu takuar me ministrin e Financave Wolfgang Schauble dhe me presidentin e BQE-së, Mario Draghi.

Sakaq, Draghi, javën e kaluar tha se Banka Qendrore Evropiane, do të bëjë çfarëdo veprimi për të ruajtur Euron, duke nxitur kështu spekulimet se do të mund të ndërmarrë hapa më radikalë.

Ai theksoi se kiza financiare tregon se sa më shumë vonohet Evropa në adresimin e problemeve, aq më të mëdha janë kostot e saj.

(gm/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet 2025/ Begaj: I kënaqur që faktori politik u përfshi si drejtpërdrejtë, ashtu dhe tërthorazi! Kthejini zgjedhjet e pranverës së ardhshme në histori suksesi

Zgjedhjet 2025/ Begaj: I kënaqur që faktori politik u përfshi si drejtpërdrejtë, ashtu dhe tërthorazi! Kthejini zgjedhjet e pranverës së ardhshme në histori suksesi