UASHINGTON - Kryeprokurori Adriatik Llalla i ka prezantuar homologut të tij amerikan, Eric Holder punën e kryer nga institucionet shqiptare për goditjen e personave që merren me rekrutimit të shtetasve shqiptarë dhe ballkanike për përfshirjen në konflikte të armatosura jashtë Europës. Gjatë takimit të zhvilluar në zyrën e këtij të fundit në Uashington D.C është diskutuar mbi çështje që përbëjnë interes hetimor për dy vendet, kryesisht për forcimin e bashkëpunimit ndërshtetëror për luftën kundër kriminalitetit ndërkombëtar.
Nga ana e tij Prokurori i Përgjithshëm i SHBA, Eric Holder, ka shprehur vlerësimin për rezultatet konkrete të autoriteteve shqiptare në goditjen e personave që merren me financimin dhe rekrutimin e shtetasve të ndryshëm për konflikte të armatosura në Lindjen e Mesme.
Gjithashtu Llalla e ka njohur homologun e tij mbi rezultatet konkrete të prokurorisë dhe shtetit shqiptar në përgjithësi në luftën kundër krimit ndërkombëtar dhe korrupsionit vendas.
Për Llalla, ndihma e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj prokurorisë shqiptare ka qenë dhe vijon të ketë një rol kyç në forcimin e pavarësisë dhe në rritjen cilësore të hetimeve.
Gjithashtu, në takim u diskutua edhe për forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër trafikut të personave. Zyrtarët amerikanë kanë shprehur vlerësimin për angazhimin e Prokurorisë Shqiptare në goditjen gjatë vitit 2014 të një rrjeti personash që u siguronin shtetasve të ndryshëm shqiptarë kalim të paligjshëm të kufirit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Duke vënë theksin se Amerika është shtet i mundësive, por duke respektuar rregullat, autoritetet amerikane e vlerësojnë pozitivisht angazhimin e prokurorisë shqiptare në hetimin dhe goditjen e grupeve që synojnë të thyejnë ligjet e vendit për emigracionin.
Pas takimit në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA, i cili zgjati rreth 60 minuta, Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë, Llalla, po vijon takime me zyrtarë të Departamentit të Drejtësisë, të Byrosë Federale të Investigimit (FBI), Divizionin e Sigurisë Kombëtare në Departamentin e Drejtësisë dhe me zyrtarë të Departamentit të Shtetit, përfshirë edhe një takim të veçantë me Këshilltarin e Lartë për antiterrorizmin në Departamentin Amerikan të Shtetit, ambasadorin Robert Bradtke, i cili pak ditë më parë zhvilloi takime me zyrtarët e lartë shqiptarë në Tiranë.
Këto takime të nivelit të lartë të Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë, janë pjesë e një axhende të posaçme, të koordinuara me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, në kuadër të pjesëmarrjes së Llalla në konferencën për “Korrupsionin dhe Mitmarrjen Ndërkombëtare”, e cila ka nisur në Uashington ditën e hënë dhe vijon për disa ditë.
Në këtë konferencë, zyrtarë të lartë nga vende të ndryshme të botës diskutojnë për forcimin e mekanizmave dhe bashkëpunimin ndërkombëtar kundër korrupsionit.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com