SHBA, lufta kundër ISIS-it  
Mustafa takohet me Obamën 

SHBA, lufta kundër ISIS-it  <br />Mustafa takohet me Obamën 
Lufta kundër ISIS-it dhe ekstremizmit të dhunshëm është qëllimi i vizitës së kryeministrit të Kososvës, Isa Mustafa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Me ftesë të persidentit të SHBA-së, Barack Obama në kuadër të Samitit Global të Liderëve Kundër ISIS-it, gjatë ditës së sotme kanë udhëtuar për në New York zëvendëskryeministri Hashim Thaçi si dhe ministri i Brendshëm, Skënder Hyseni.
 
Në këtë samit i cili do të mbahet më 29 shtator do të diskutohet për arritjen e shteteve në luftën kundër ISIS-it dhe ekstremizmit të dhunshtëm të Shtetit Islamik.
 
Në deklaratën për shtyp të qeverisë njoftohet se kryeministri Isa Mustafa, po ashtu do të marrë pjesë në Konferencën Globale të Clinton Global Initiative, që udhëhiqet nga ish-Presidenti Amerikan Bill Clinton si dhe në disa takime të tjera që organizohen në kuadwr të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
 
Redaksia Online
(o.m/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

'I fali 6 milje det, në fund donte t'i falte Himarën' Kreshnik Spahiu: Berisha edhe në aleancë me Athinën nuk fitoi dot

'I fali 6 milje det, në fund donte t'i falte Himarën' Kreshnik Spahiu: Berisha edhe në aleancë me Athinën nuk fitoi dot