“Marrëveshja e Mirëkuptimit që u firmos sot nga Shqipëria, Greqia dhe Italia është një hap i rëndësishëm para në zhvillimin e projektit të Gazsjellësit Trans-Adriatik (TAP). TAP është një nga dy projektet [tjetri i quajtur Nabuko Perëndimor] që konkurojnë për përcjelljen e gazit në Evropë nëpërmjet të ashtuquajturit Korridor Jugor”, lexohet në deklaratë.
Më tej Paskual, sqaron se “Korridori Jugor do të përcjellë gaz, fillimisht nga fusha e Shah Deniz në Azerbaixhan, nëpërmjet Gjeorgjisë dhe Turqisë drejt Evropës”.
Sipas tij, Shtetet e Bashkuara e janë në mbështetje të këtij burimi të ri të furnizimit me gaz në Evropë.
“Shumë vende evropiane varen kryesisht ose tërësisht nga një furnizues i vetëm energjie, dhe ne njohim rëndësinë që këto vende i japin të pasurit akses në burime energjie dhe rrugë transporti të ndryshme”, tha Karlos Paskual.
Nëse firmosja e Memorandumit të Mirëkuptimit mbi Projektin e Gazsjellësit TAP midis Shqipërisë, Italisë dhe Greqisë, do të miratohet edhe nga një konsorcium investitorësh atëherë TAP do të lidhë tre vendet duke sjellë gazin nga fushat e Azerbajxhanit për në Perëndim.
(Gre.M/Shqiptarja.com)