Ambasada amerikane në Tiranë mbështet projektin për njohjen e vajit të ullirit shqiptar në rang botëror. Paul Vossen, një ekspert i njohur i amerikan i ullinjve dhe vajit të ullirit nga Kalifornia, po viziton Shqipërinë dhe do të trajnojë panelin shqiptar të degustimit që të njihet nga ndërkombëtarët.

“Projekti më i fundit i ambasadës amerikane do të prekë zemrat – dhe stomakun – e të gjithë shqiptarëve: të ndihmojë që vaji i ullirit shqiptar të marrë çertifikatë botërore”, thekson ambasada e SHBA-se në një postim të saj në rrjetin social “Facebook”.

Për të përkrahur këtë sipërmarrje, ambasada po mbështet vizitën e Paul Vossen.

Paul Vossen


Këtë javë, ai do të vizitojë 11 prodhues të ndryshëm vaji në Tiranë, Durrës, Berat, Fier, Vlorë dhe në disa komunitete të bregdetit jugor, për të vëzhguar teknikën e prodhimit të vajit të ullirit, si dhe për të sugjeruar mënyra për përmirësimin e prodhimit, cilësisë dhe shijes.

Në 2013 Shqipëria renditej e 10-ta në botë për prodhimin e vajit të ullirit dhe Vossen është duke këshilluar kultivuesit e ullinjve dhe prodhuesit e vajit se si të rrisin prodhimin e ullinjve.


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)