NJU JORK, 5 dhjetor /ATSH-AFP/ - Më shumë se 200 persona u arrestuan gjatë mbrëmjes së djeshme në Nju Jork gjatë ditës së dytë të manifestimeve kundër mosndëshkimit të shumë policëve që ishin përgjegjës për vrasjen shumë personave me ngjyrë.
Policia njujorkeze theksoi sot se shumica e arrestimeve u bënë për shkak të trazirave të rendit publik.
Një ditë më parë policia kishte kryer rreth 83 arrestime.
Me mijëra amerikanë manifestuan në Nju Jork por gjithashtu, edhe në Çikago, Boston, Filadelfia dhe Uashington. Në të gjitha këto manifestime dënohet dhuna e policëve ndaj viktimave që janë persona me ngjyrë dhe të mosndëshkimit që përfitojnë disa prej tyre.
Këto manifestime përkojnë me zbulimin dje të një çështje të re në Arizona ku një polic i bardhë kishte vrarë një burr me ngjyrë të moshës 34 vjeçare i cili, gabimisht, dyshoi se ky person ishte duke drejtuar një armë nën çastin e arestimit të tij.
Një vendim tjetër i marrë nga juria për të mos dënuar një polic tjetër të pardhë përgjegjës për vrasjen e një njujorkezi me ngjyrë korrikun e kaluar shkaktoi manifestimet e para në qytetin më të madh amerikan.
Daniel Pantaleo kishte rrëzuar për tokë dhe e kishte mbytur Eric Garner-in, një bur 43 vjeçar, që në atë moment ishte ankuar se nuk merrte dot frymë. Ky baba familjeje vdiq pas transferimit të tij në spital. Mjekuligjor kishte dalë në përfundimin se bëhej fjalë për vrasje.
Dy javë më herët, një tjetër polic i bardhë ishte liruar nga juria pavarësisht faktit se ai kishte vrarë të riun me ngjyrë jo të armatosur në Ferguson, një lagje e Sent Luisit./
/G.S/
/Shqiptarja.com