SHBA/ Me krahët sa një fushë futbolli, ngrihet në fluturim aeroplani më i madh në botë

SHBA- Është ngritur në fluturim këtë javë aeroplani më i madh në botë që i ka krahët më të gjatë se një fushë futbolli.

“The Roc” qëndroi gjashtë orë në ajër, një rekord i ri sipas ekspertëve amerikanë të aeronautikës. I mundësuar nga gjashtë motorët e tij, The Roc u ngrit në fluturim nga Porti Ajror dhe Hapësinor “Mojave” në Kaliforni. I ndërtuar nga kompania “Stratolaunch”, aeroplani transportues më i madh në botë po shërben për të mbajtur raketa hipersonike të ushtrisë amerikane.

Sipas medieve amerikane, teknologjia hipersonike që po përdor sot ushtria amerikane mund të përdoret në të ardhmen e afërt për transport njerëzor. Raketa hipersonike Talon-A që po testohet aktualisht, do të mund të shërbejë për të transportuar njerëz me një shpejtësi mbi 5000 kilometër në orë. Po ta llogarisësh, do të shkonim për disa minuta në Romë dhe për një ccerek ore në Londër. Kaq e mahnitshme është shpejtësia hipersonike që mund të vihet në funksion të privatit në dekadat në vijim.

B.K./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur