SHBA miraton paketën e ndihmës, 60 miliardë dollarë për Ukrainën! Zelensky falënderon: Do shpëtojë mijëra jetë

SHBA- Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA ka miratuar një paketë ndihme prej 60 miliardë dollarësh për Ukrainën. Mbështetësit në Dhomë brohoritën dhe valëvitën flamujt ukrainas ndërsa u njoftua se paketa kishte vota të mjaftueshme për t'u miratuar.

Votimi ishte vonuar nga republikanët për muaj të tërë, me disa që kundërshtuan dërgimin e parave në Ukrainë vend të kufirit SHBA-Meksikë. Paketa e sigurisë ka në total një vlerë 95 miliardë dollarë, ku 60 miliardë dollarë shkojnë për Ukrainën, ndërsa pjesa tjetër për Izraelin dhe Tajvanin.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky menjëherë falënderoi SHBA duke thënë se ishte mirënjohës për paketën e miratuar për Ukrainën dhe se kjo do të shpëtojë jetët e shumë ukrainasve.

“Ligji jetik i ndihmës amerikane i miratuar sot nga Dhoma e Përfaqësuesve do të parandalojë përhapjen e luftës, do të shpëtojë mijëra e mijëra jetë dhe do të ndihmojë të dy kombet tona të bëhen më të fortë”, tha Zelensky.

Nga ana tjetër, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se miratimi i kësaj pakete do të sjellë më shumë vdekje. 

"Miratimi do të pasurojë më tej Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe do të shkatërrojë më tej Ukrainën, duke rezultuar në vdekjen e më shumë ukrainasve për fajin e regjimit të Kievit’, tha Peskov.

Demokratët dhe republikanët bashkuan votat për të mbështetur projekt-ligjin, pas një beteje disamujore lidhur me pjesën e ndihmës ushtarake shtesë për Ukrainën ndërsa ajo vazhdon përpjekjet për të zmbrapsur agresionin rus. Rezultati ishte 311 vota pro dhe 112 vota kundër. Ndërsa të 210 demokratët votuan në favor të paketës së ndihmës prej 60 miliardë dollarësh, 112 republikanë ishin kundër legjislacionit, ndërsa 101 votuan pro.

Senati pritet ta miratojë paketën javën e ardhshme dhe më pas i dërgohet presidentit Joe Bidenit për ta nënshkruar ligjin. Vendimi për miratimin e paketës u përshëndet edhe nga presidenti Joe Biden, i cili kërkoi nga Senati që të miratojë projektligjin sa më shpejt të jetë e mundur me qëllim që të armët dhe pajisjet e tjera ushtarake të dërgohen në Ukrainë pa vonesa. 

"I bëj thirrje Senatit që ta dërgojë shpejt këtë paketë në tryezën time, në mënyrë që unë ta nënshkruaj atë në ligj dhe ne të mund të dërgojmë shpejt armë dhe pajisje në Ukrainë për të përmbushur nevojat e tyre urgjente në fushën e betejës."

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës Atlantike Jens Stoltenberg përshëndeti miratimin e paketës së shumëpritur të ndihmës për Kievin duke veçuar se "kjo na bën të gjithëve më të sigurt, në Evropë dhe Amerikën e Veriut". Votimi u përshëndet nga Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Dhoma e Përfaqësuesve me shumicë republikane, skeptike për vazhdimin e mbështetjes së SHBA-së për Ukrainën, pati për muaj të tërë mosmarrëveshje për këtë aspekt të projekt-ligjit.

Arritja deri në pikën e votimit ka qenë një rrugë e vështirë për kryetarit republikan të Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson dhe ky proces ka vënë në provë edhe vendosmërinë e tij edhe mbështetjen për të mes republikanëve, një pjesë e vogël e të cilëve por që po shtohet në numër, po kërkojnë haptazi largimin e tij nga detyra.

Megjithatë, udhëheqësit e kongresit i hodhën votat në një pikë kthese në histori, në një moment kur aleatët e SHBA-së përballen me luftëra dhe kërcënime, nga Evropa në Lindjen e Mesme dhe në Azi.

Ndiqni lajmet në zhvillim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:06
Ministria e Jashtme ruse: Ndihma amerikane për Kievin do të përkeqësojë krizën globale

1713643742_trjhtrjytrjytrj.JPG

Maria Zakharova

Ndihma e re për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin e miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së "do të përkeqësojë krizën globale".

Kështu është shprehur zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova përmes një shkrimi në “Telegram, duke e cilësuar ndihmën për Kievin si "mbështetje të drejtpërdrejtë për aktivitetet terroriste".

Ora 21:24
Von der Leyen përshëndet miratimin e paketës 60 miliardë dollarë për Ukrainën në SHBA: Kievi meriton të gjithë mbështetjen që mund të marrë

1711996061_vonderleyen.JPG

Ursula von der Leyen

"Mirëpres votën jashtëzakonisht pozitive të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA. Ukraina meriton të gjithë mbështetjen që mund të marrë kundër Rusisë. Tani kërkojmë nga Senati i Shteteve të Bashkuara të votojë sa më shpejt që të jetë e mundur sepse jetët janë në rrezik”.

Kështu është shprehur presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen përmes një postimi në rrjetin social “X”,

Ora 21:22
Kremlini: Paketa e re amerikane do të sjellë vdekjen e më shumë ukrainasve

1713641036_tryjrtjtrjtrjtr.JPG

Dmitry Peskov

Miratimi nga Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA e një pakete të re ndihme për Ukrainën "do të pasurojë më tej Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe do të shkatërrojë më tej Ukrainën, duke rezultuar në vdekjen e më shumë ukrainasve për fajin e regjimit të Kievit".

Kështu është shprehur mbrëmjen sotme zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Ora 20:46
SHBA 60 mld dollarë ndihmë për Ukrainën, Biden: Të dërgojmë sa më shpejt armët, nevojë urgjente

1706083743_bide.jpg

Pasi Dhoma e Përfaqësuesve miratoi paketën e ndihmës me 60 miliardë dollarë për Ukrainën, Shtëpia e Bardhi përmes një deklarate kërkon nga Senati që projektligji të miratojë projektligjin sa më shpejt të jetë e mundur.

“Sot, anëtarët e të dy partive në Dhomën e Përfaqësuesve votuan për të çuar përpara interesat tona të sigurisë kombëtare dhe për të dërguar një mesazh të qartë për fuqinë e lidershipit amerikan në skenën botërore. Në këtë pikë kritike, ata u mblodhën për t'iu përgjigjur thirrjes së historisë, duke miratuar legjislacionin e nevojshëm urgjent të sigurisë kombëtare për të cilin kam luftuar për muaj të tërë për ta siguruar."

Biden thotë se votimi vjen në një moment "urgjence të rëndë" për Izraelin dhe Ukrainën dhe ai falënderon kryeparlamentarin republikan Mike Johnson dhe homologun e tij demokrat për arritjen e një marrëveshjeje për të kaluar paketën e ndihmës.

"I bëj thirrje Senatit që ta dërgojë shpejt këtë paketë në tryezën time, në mënyrë që unë ta nënshkruaj atë në ligj dhe ne të mund të dërgojmë shpejt armë dhe pajisje në Ukrainë për të përmbushur nevojat e tyre urgjente në fushën e betejës."

Senati pritet ta miratojë paketën javën e ardhshme dhe më pas i dërgohet presidentit Joe Bidenit për ta nënshkruar ligjin.

Ora 20:28
Paketa 60 miliardë dollarë për Ukrainën nga SHBA, Stoltenberg: Me ndihmën e re amerikane të gjithë janë më të sigurt

1713637839_ydtjtrjytrjyytryj.JPG

Jens Stoltenberg

“Më vjen mirë që Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së ka miratuar një paketë të re të madhe ndihme për Ukrainën, që po përdor armët e furnizuara nga aleatët e NATO-s për të shkatërruar aftësitë luftarake ruse, kjo na bën të gjithëve më të sigurt, në Evropë dhe Amerikën e Veriut.”

Kështu sekretari i përgjithshëm i Aleancës Atlantike Jens Stoltenberg përshëndeti miratimin e paketrës së ndihmës me vlerë 60 miliardë dollarë nga Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lui: 21/04/2024 00:28

    Nese Rusia nuk bllokohet 100% ekonomikisht, nuk ka buxhet dhe arme qe do ndaloje luften. Rusia duhet te sanksionohet ne cdo fushe te mundshme. Po ashtu edhe shtetet qe bejne tregeti me Rusine duhen sanksionuar deri ne ate mase qe ta ndjejne recensionin ekonomik. Deri me tani sanksionet kunder Rusise as e kane lekundur. Biles pritet te kete rritje me shume se vendet e zhvilluara. Me kete edhe populli do ta mbeshtese me shume Putinin. BLLOKADE TOTALE RUSISE! Sepse keshtu vetem sa vriten njerez dhe pasurohen nje grusht i vogel njerezish, ata qe zoterojne industrite e armeve. Vetem keta po perfitojne nga kjo gjendje. Populli ukrainas lengon dhe pret te vdese ose te nenshtrohet nda Rusise.

    Përgjigju
    • Beni: 21/04/2024 12:10

      E gjete zgjidhjen o gjigand

  • tirona: 20/04/2024 22:42

    filun filo ruset me komentu

    Përgjigju
  • Vin: 20/04/2024 22:23

    Ahaha skam degjuar ndonjeher qe armet shpetojn jet, po ikni se si ha me njeri kto

    Përgjigju
  • Blerim: 20/04/2024 21:04

    Ju keni investiuar shume here me shume se aq miliarde dhe asgje nuk ka ndryshuar thjeshte eshte zgjatur lufta dhe jane vrare me shume njerez , si nuk doli nje shtet perendimor qe te kerkoje paqe apo bisedime per paqe por duan me cdo kushte qe kjo lifte te zgjase pafundesisht . Ju uroj tjua kthej zoti per femijet tuaj ate qe beni per mire apo per keq

    Përgjigju
    • Cimi: 21/04/2024 08:27

      Sa mire do te ishte qe keto 60 apo 90 miliarde te jepeshin per nje sistem shendetesor me te mire per popullin amerikan, per nje edukim me te mire, per celra sociale e mireqenie ne bote! Tani do te vriten lopet ne Hollande se bajgat prodhojne CO2 dhe do te punojne furrnaltat e fabrikat e armeve per lufte! Lufte qe sjell siguri?!? Cdo muaj po degjojme slogane te pakuptimta e media eshte kerrusur nga e verteta e shoqeria civile eshte inekzistente. Mjer ata qe jane ne lufte!

    • MIRI: 20/04/2024 22:32

      Ha HA Blerim,pro Rusi,Ukraina sulomj Rusin apo e kunderta.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kroatët votojnë për të zgjedhur presidentin e ri, ja dy kandidatët kryesorë

Kroatët votojnë për të zgjedhur presidentin e ri, ja dy kandidatët kryesorë