SHBA - Një akuarium gjigand në një restorant në Florida shpërtheu duke u derdhur nëpër restorant, madje edhe mbi disa konsumatorë.
Gjithçka u kthye në kaos kur uji i akuariumit filloi të mbushte restorantin. Klientët nxituan të largheshin, kurse punëtorët u detyruan të merrnin rrjeta dhe kanaçe bosh për të shpëtuar peshqit që ndodheshin në akuarium.
Një nga klientët arriti të filmonte me telefonin e tij rrëmujën që ishte bërë në restorant nga përmbytjet e akuariumit.
"Gjithçka ishte një çmenduri. Kudo kishte njerëz të frikësuar. Kjo është diçka që nuk e shikon shpesh. Rreth 4 kamarierë u përpoqën të shpëtonin peshqit që ndodheshin në akuarium", tha klienti që kishte filmuar ngjarjen.
Restoranti u mbyll deri në rregullimin e gjërave që ishin shkaktuar nga rrjedhja e akuariumit.

Foto të tjera
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Foto