SHBA - Një djalë 6-vjeçar u pezullua nga një shkollë në Kolorado të Shteteve të Bashkuara të Amerikës pasi puthi një nxënëse tjetër. E ëma e 6-vjeçarit akuzoi një mësuese pasi kjo e fundit e cilësoi incidentin si një "ngacmim seksual".

Ky veprim kishte ndodhur në klasë gjatë një ore mësimi kur djali e puthi në dorë. E ëma e nxënësit, Jennifer Saunders tha se vajza nuk e kishte problem këtë gjë.

"Vendimi ekstrem i shkollës për pezullim nuk duhet të aplikohet tek një 6-vjeçar. Djali im tani është duke më bërë pyetje. Çfarë është seksi"?

Saunders pranoi gjithashtu se djali i saj kishte probleme edhe më parë në të kaluarën në një shkollë tjetër, duke puthur të njëjtën vajzë në faqe.

Ajo gjithashtu pohoi faktin se vajza dhe djali i saj janë të dashur.


(v.gj/shqiptarja.com)