SHBA - Një fluturim i Delta Airlines i nisur nga Baltimora për në Salt Lake City, u detyrua të bëjë një ulje të papritur në Minneapolis.

Shkaku ishte një grua e dehur e cila u nxeh kur një pasegjer refuzoi ngacmimet e saj seksuale. U desh ndërhyrja e stafit të avionit, të cilët i vunë prangat gruas deri sa avioni u ul në aeroportin e Saint Paul.

Më pas, policia e lajmëruar paraprakisht morri situatën në kontroll duke zbritur gruan nga avioni. Videot e hedhura në internet u filmuan nga një pasegjere.

Në videon e parë, mund të dëgjohet gruaja ndërsa kërcënon burrin të cilin refuzoi ngacmimet e saj seksuale, duke iu thënë se do t’a vriste.

Sipas një zyrtari të aeroportit të Saint Paul, gruaja ishte e dehur në momentin e arrestimit.

Ajo mund të përballet me akuzën e shqetësimit ndërsa aeroplani ishte në fluturim si dhe për ngacmim seksual.

Pas largimit të saj, avioni vazhdoi fluturimin drejt Salt Lake City.

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)