SHBA - Presidenti Nishani vlerëson NAAC-un dhe personalitete të shquara shqiptaro-amerikane.

Në fund të qëndrimit të tij në New York, në kuadër të pjesëmarrjes në Sesionin e 69-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani organizoi një pritje, ku ishin të ftuar  bashkatdhetarë, drejtues të shoqatave të diasporës dhe personalitete  shqiptaro-amerikane me veprimtari të shquar atdhetare e shoqërore.
 
Në këtë aktivitet ka qenë i pranishëm  edhe Kongresmeni amerikan Eliot Engel.
 
Presidenti Nishani vlerësoi veprimtarinë e Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan me Medaljen “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” dhe personalitetet e spikatura Anton Athanasi (pas vdekjes), Harry Bajraktari, Richard Lukaj dhe Nicholas Pano me Medaljen “Nderi i kombit”.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)