Aktivistët e grupit "Improve Everywhere" kanë organizuar "Udhëtimin e 15-të pa pantallona në metro" në mbarë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këtë vit "Udhëtimi pa pantallona në metro" ka mbledhur një numër të madh pjesëmarrësish në qytete të ndryshme.

dita pa pantallona


Mijëra aktivistë janë mbledhur në shtatë stacione metrosh të ndryshme, duke udhëtuar gjysmë lakuriq drejt Sheshit Union. Aktivistët pa pantallona kanë qëndruar lirshëm ndërsa lexonin libra dhe gazeta duke e shijuar në këtë mënyrë udhëtimin dhe duke injoruar shikimet e habitura të udhëtarëve të veshur. Në pyetjet kureshtare janë dhënë përgjigje interesante të tilla si "Kam harruar pantallonat", "Nga nxitimi nuk kam arritur ti veshë pantallonat", "Kjo është protestë kundër ngrohjes globale", etj.

dita pa pantallona

Disa prej aktivistëve kanë vallëzuar në Sheshin Union duke injoruar të ftohtin, ndërkohë që mjaft të tjerë kanë bërë performanca të ndryshme. Themeluesi i grupit "Improve Everyëhere" Charlie Todd në "Udhëtimin" e vitit të kaluar kanë thënë se qëllimi i këtij aktiviteti është të kalohet një ditë e lirë dhe komike. "Njerëzit mendojnë se kjo është qesharake. Qëllimi jonë nuk është që ti shqetësojmë por që së bashku të kalojmë një ditë argëtuese", është shprehur Todd.


dita pa pantallona

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)