SHBA, Një teknologji e re për
skanimin e trupit në lëvizje
Që nga futja në përdorim në vitin 1980, makinat e imazheve me rezonancë magnetike, të njohura zakonisht me termin skaner MRI, u bënë një mjet shumë i vlefshëm i mjekësisë diagnostike.Hulumtuesit në Kaliforni tani thonë se kanë krijuar një metodë të re që u mundëson atyre për të parë në skaner imazhet në lëvizje të nyjeve në trupin e njeriut.
Që nga futja në përdorim në vitin 1980, makinat e imazheve me rezonancë magnetike, të njohura zakonisht me termin skaner MRI, u bënë një mjet shumë i vlefshëm i mjekësisë diagnostike. Hulumtuesit në Kaliforni tani thonë se kanë krijuar një metodë të re që u mundëson atyre për të parë në skaner imazhet në lëvizje të nyjeve në trupin e njeriut.
Skanerat MRI e ekspozojnë trupin e pacientit ndaj një fushe shumë të fortë magnetike e cila nxit atomet e hidrogjenit në indet e trupit.
Indet e ndryshme lëshojnë frekuenca të ndryshme elektromagnetike, të cilat një kompjuter i kthen në imazhe. Që imazhi të jetë sa më i qartë, pacienti duhet të qëndrojë pa lëvizur.
Studjuesit në Universitetin e Kalifornisë, Davis kanë krijuar një procedurë për të përftuar imazhe të lëvizshme të pjesëve të trupit - si nyjet.
Profesor Robert Boutin, i cili kryeson ekipin studimor, thotë se procedura e quajtur 'MRI aktive', kap një numër të madh imazhesh për sekondë. Këto imazhe, thotë ai, do të ndihmojë mjekët të analizojnë lëvizjen e nyjeve të pacientit para dhe pas operacionit.
"Ajo që ka rëndësi është se ne mund ta personalizojmë analizën, pra të trajtojmë atë që shkakton simptomat tek pacianti, në vend që të bëjmë të njëjtën gjë për të gjithë."
Kur pacienti lëviz kyçin e dorës, njëra nga nyjet më të komplikuara në trupin e njeriut, imazhi tregon qartë ndërveprimin e të gjithë pjesëve të kyçit.
Kirurgu ortoped Robert Szabo thotë se procedura e re e ka ndihmuar atë të gjejë shkaqet e problemeve tek pacientët e tij.
"Ne mund të kuptojmë tani se përse një pacient ka një kyç dore delikat, pse një tjetër ka dhimbje dhe çfarë mund të bëjmë për ta zëvendësuar kyçin e tij. Në këtë mënyrë ne mund të bëjmë korrigjimet e indeve të buta për të përmirësuar jetën e pacientëve."
Dr. Boutin thotë se metoda e re do të ndihmojë mjekët të kuptojnë më mirë të gjitha pjesët e tjera të lëvizshme të trupit:
"Mendoj se ajo mund dhe ndoshta duhet të përdoret për çdo nyje tjetër të trupit, madje edhe për muskujt dhe ligamentet. Ne jemi të bërë për të lëvizur dhe unë mendoj se imazhet duhet ta pasqyrojnë këtë."
Mjekët thonë se presin përmirësime të mëtejshme në teknologjinë e re që mund të ndihmojnë për të bërë proteza më të mira për plagosurit.
/Marrë nga Zëri i Amerikës/
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?
-
Po
39.7%
-
Jo
49.8%
-
Nuk e di
10.5%
Vota total: 7439
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zjarri në Shëngjin, Ministria e Mbrojtjes: Shmanget rreziku për banesat dhe bizneset! Do të fillojë sërish ndërhyrja nga ajri
30 Korrik, 22:51
-
Zjarr në Shëngjin, reagon Pjerin Ndreu: Dy fjalë për ata që gjetën 'fajtorët', shpëtuam banorët nga flakët por jo nga shfryrja pafre e fantazisë së tërbuar
30 Korrik, 22:45
-
Gara e Kamala Harris për Shtëpinë e Bardhë, ngushtohet rrethi i emrave të përfolur për postin e nënpresidentit
30 Korrik, 22:36
-
7 arsye pse i ndjeni këmbët e rënduara dhe si ta lehtësoni gjendjen
30 Korrik, 22:21
-
Drejtori në detyrë i Shërbimit Sekret: Dështimi i masave të sigurisë për ish-Presidentin Trump 'i pajustifikueshëm'
30 Korrik, 22:15
-
Vijojnë të jenë aktive vatrat e zjarrit në Shëngjin, por me intensitet më të ulët
30 Korrik, 22:02
-
Masud Pezeshkian betohet si president i ri i Iranit
30 Korrik, 21:44
-
Dash Sula nuk përmbahet gjatë seancës plenare, hipën mbi tavolinë dhe u thërret kolegëve
30 Korrik, 21:29
-
Mero Baze: Për të qetësuar të 'egërsuarit' e sotëm të opozitës
30 Korrik, 21:18
-
Zbardhen emrat e Asamblesë së re Kombëtare të PS-së! Zgjidhet anëtare edhe Helena Kaçe, 'pasardhësja' e Ramës
30 Korrik, 21:11
-
Ksamil/ Rrezikuan të mbyteshin pasi iu këput timoni i varkës, Policia shpëton 6 persona
30 Korrik, 21:10
-
Sulmi izraelit në bastionin e Hezbollahut, humb jetën komandanti i lartë! Lëshohen raketa në veri të Izraelit
30 Korrik, 21:01