SAINT LUIS - Një tjetër 18 vjeçar me ngjyrë është vrarë në Saint Luis, nga një oficer policie. I riu është goditur për vdekje përballën një karburanti pak kilometra nga Fergusoni, i përfshirë në protesta racore gjatë muajve të fundit pas vdekjes së një adoleshenti me ngjyrë.
Antonio Martin është vrarë nga goditja me pistoletë e një oficeri policie në Saint Luis në Misuri në orët e para të mëngjesit së të mërkurës. Sipas të dhënave të para, i riu ka qenë duke i drejtuar policit pistoletën kur ky i fundit e ka qëlluar, ndërsa po bënte një kontroll rutinë pranë stacionit dhe ka pikasur dy të dyshuar që i afroheshin dyqanit pranë karburantit.

Menjëherë pas incidentit turma njerëzish janë mbledhur pranë pikës së karburantit në protestë për shfaqjen e radhës të racizmit nga forcat policore amerikane. Që nga muajt e verës në Amerikë kanë qenë të shumtë rastet e të rinjve me ngjyrë të vrarë nga policia, mes tyre dhe një fëmijë, i vrarë për shkak se u ka drejtuar kalimtarëve një pistoletë lodër.
/Shqiptarja.com

FOTO