SHBA/ Nuk besonte se ekzistonte, koronavirusi i merr jetën të riut që shkoi në festën 'COVID-19'! Fjalët e fundit që i tha doktorit

SHBA/ Nuk besonte se ekzistonte, koronavirusi i merr jetën të riut që shkoi në festën 'COVID-19'! Fjalët e fundit që i tha doktorit

Foto ilustruese

SHBA-"Mendoj se bëra një gabim! Mendova se ishte një shaka, por nuk ishte ashtu"...Ishin këto fjalët e fundit të një pacienti 30-vjeçar që vdiq në spitalin San Antonio pasi mori pjesë në të ashtuquajturën "parti COVID-19". 30-vjeçari nuk besonte se koronavirusi ekzistonte, por si për ironi të fatit ai i mori jetën në moshë shumë të re.

Dr. Jane Appleby në një dalje për mediat sqaroi se 30-vjeçari u kishte treguar infermiereve që kishte marrë pjesë në një parti e organizuar nga dikush i identifikuar me koronavirus.

"Mendimi është që njerëzit grumbullohen për të parë nëse virusi është i vërtetë dhe nëse dikush infektohet", tha ai, i cili theksoi se këtë histori po e tregon jo për të trembur njerëzit, por për t'u treguar atyre që koronavirusi ekziston dhe mund të prekë këdo.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës