Në 3 muaj u shitën apartamente me vlerë 350 milionë euro! Blerjet nga të huajit po mbajnë çmimet e pronave të larta

 

Pas një viti me shifra rekord shitjesh, në tremujorin e parë të vitit 2024 janë ulur transaksionet e pasurive të paluajtshme. Referuar të dhënave të INSTAT vetëm në 3-mujorin e parë të këtij viti transaksionet e përllogaritura në këtë sektor arrijnë në 35.6 miliardë lekë ose rreth 350 milionë euro.

Vlera e transaksioneve është më e larta e regjistruara ndonjëherë në periudhën janar-mars, por është më e ulët se në tremujorin e fundit të vitit 2023, kur shitjet e pronave kapën shifrën mbi 360 milionë euro. Pak muaj më parë Report TV, trajtoi fenomenin e një ‘stanjacioni’ në çmimet e apartamenteve, si rezultat i hetimeve të nisura nga SPAK, në këtë sektor që nga ekspertët u konsideruar si hap që po ul dozën e spekulimeve në treg.

Ndërkohë në raport me 3-mujorin e parë të vitit të kaluar shitjet janë rritur me afro 30 milionë euro, pasi vjet në këtë periudhë shitjet në sektorin e pasurive të paluajtshme ishin në vlerën 32.2 miliardë lekë ose 320 milionë euro.

Ndikim në këto vlera të larta shitjesh kanë padyshim çmimet e apartamenteve, ku tashmë një metër katror në periferi të kryeqytetit ka arritur mbi 800 euro, në zonat më pranë qendrës vijojnë nga mbi 1200 euro metri katror deri në 2100 euro metri sipas çmimeve të referencës, dhe në zonat ‘VIP’ ku përfshihet qendra apo ish Blloku një metër katror kushton deri në 5000 euro.

Një tjetër faktor që shton volumin e transaksioneve në këtë industri janë edhe shtetasit e huaj, që blejnë pa negociuar çmimin. Referuar shifrave të Bankës së Shqipërisë, afro 1/3 e pronave në 5-vjeçarin e fundit po blihet nga të huajit.

Ndërkohë në gjashtëmujorin e fundit të vitit të shkuar, 70% e agjentëve imobiliare i janë përgjigjur vrojtimit të Bankës së Shqipërisë duke thënë se apartamentet i kanë shitur me të njëjtin çmim ose deri në 5% më pak.

Interesi i të huajve për pasuri të paluajtshme në Shqipëri, tregohet edhe nga shifrat e investimeve direkte, pasi vetëm në tre muajit e parë të vitit të huajit kanë investuar në këtë sektor afro 81.3 milionë euro duke u rritur me mbi 32 milionë euro, krahasuar me vjet.

Sa i takon pritshmërive, ulje e çmimeve nuk duket në horizont, pasi vetëm 2% e agjentëve thonë se çmimet do bien, 64% thonë do jenë të qëndrueshme dhe 34% presin shtrenjtim përgjatë këtij viti. 

TRANSAKSIONET E PASURIVE TË PALUAJTSHME
Janar-Mars 2023            320 mln euro
Janar-Mars 2024            350 mln euro
Diferenca                       +30 mln euro
TRANSAKSIONET E PASURIVE TË PALUAJTSHME
Tetor-Dhjetor 2023       360 mln euro
Janar-Mars 2024           350 mln euro
Diferenca                       -10 mln euro

M.Q./E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Lojërat Olimpike në Paris, OBSH: Të paktën 40 atletë me Covid

Lojërat Olimpike në Paris, OBSH: Të paktën 40 atletë me Covid