UASHINGTON, 27 shtator /ATSH-ANSA/ - Të paktën 30 000 luftëtarë të huaj ndodhen përkrah ISIS-it në Siri dhe Irak, deklaruan burime të shërbimeve sekrete amerikane, të cituar nga gazeta "The New York Times".
"Janë të paktën 30 000 persona që i janë bashkuar Shtetit Islamik në Siri dhe Irak (ISIS) dhe që luftojnë përkrah tyre", njoftoi gazeta.
"Vlen për t'u përmendur fakti se numri i tyre është dyfishuar. Rritja e numri të luftëtarëve të huaj po ndodh në mënyrë konstante, me rreth 1 000 persona çdo muaj", thekson "The New York Times".
"Rreth 250 prej tyre janë amerikanë", shton ajo.











