UASHINGTON, 16 janar /ATSH-AFP/ - Presidenti i SHBA-së, Barack Obama u shpreh sot përkrah kryeministrit britanik, David Cameron për mbajtjen e sanksioneve të ashpra kundër Rusisë, akuzuar nga dy vendet për mbështetje të kryengritësve në lindje të Ukrainës.
"Ne jemi dakord për nevojën e mbajtjes së sanksioneve kundër Rusisë deri sa ajo t'i japë fund agresionit në Ukrainë", deklaroi Obama në një konferencë të përbashkët shtypi me Cameron në Shtëpinë e Bardhë.
Cameron theksoi se "Rusia ka zgjedhur të shkelë sovranitetin e një shteti".
"Kjo kërcënon stabilitetin dhe prosperitetin tonë", shtoi ai. .
"Për këtë arsye ne do të vazhdojmë të ushtrojmë presion ndaj Rusisë me qëllim për të zgjidhur këtë krizë diplomatike", shtoi ai.
"Ne do të vazhdojmë në të njëjtën kohë përpjekjet tona për të mbështetur Ukrainën në rrugën e saj drejt reformave duke përfshirë këtu dhe me ndihma financiare", nënvizoi kryeminsitri britanik.
Presidenti amerikan, Obama premtoi gjithashtu se @SHBA-ja dhe Britania e Madhe do të ndihmojnë Francën që drejtësia të vihet në vend pas atentateve që përgjakën Parisin javën e kaluar./
/ec/