SHBA - Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, dhe kryeministri i Britanisë, David Cameron, janë zotuar se do të ndajnë ekspertizat e vendeve të tyre, për ta parandaluar radikalizmin dhe për të trajtuar “ekstremizmin e dhunshëm”.
 
Cameron, u shpreh se  bota përballet me një ideologji helmuese që do që “të prishë njërën prej feve më të mëdha në botës, Islamin, dhe të krijojë, konflikt, terror dhe vdekje”.
 
“Ky fenomen i ekstremizmit të dhunshëm – ideologjia, rrjetet, kapaciteti për të rekrutuar të rinj – ka metastazuar dhe është përhapur. Ai ka dëmtuar komunitetet në gjithë botën”, ka thënë Obama në Uashington, në një konferencë të përbashkët për media me zotin Cameron.
 

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)