UASHINGTON, 19 dhjetor /ATSH-AFP/ - Presidenti amerikan i SHBA-së, Barack Obama konfirmoi sot se Kuba, vendi komunist me të cilin Uashingtoni ndërmori një afrim historik, do të ndryshojë, por jo menjëherë.
"Kuba do të ndryshojë, kjo është e pakthyeshme, por nuk parashikoj ndryshime brenda ditës", deklaroi Obama në konferencën e tij tradicionale të funditvitit në Shtëpinë e Bardhë.
Presidenti u angazhua se do të ushtronte të gjithë influencën e tij në Kongresin amerikan për heqjen e embargos të vendosur që prej një gjysmë shekulli në ishullin komunist./
/ec/