TIRANË, 7 Janar/ATSH- I. Vata/- Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka shpërndarë në faqen e saj zyrtare prononcimin e Presidentit të SHBA-së, Barak Obama, të shoqëruar në një foto me mbishkrimin "Mendimi dhe lutjet tona shkojnë për viktimat e këtij akti terrorist dhe popullin e Francës, Barak Obama".
"I dënoj me forcë të shtënat e tmerrshme në zyrat e revistës Charlie HEBDO në Paris që thuhet se kane vrarë 12 njerëz. Mendimet dhe lutjet tona janë me viktimat e këtij sulmi terrorist dhe popullin e Francës në këtë kohë të vështirë. Franca është aleati më i vjetër i Amerikës dhe ka qëndruar krah për krah me Shtetet e Bashkuara në luftën kundër terroristëve të cilët kërcënojnë sigurinë tonë të përbashkët dhe botën. Franca dhe qyteti i madh i Parisit ku ky sulm i egër ndodhi, i ofrojnë botës një shembull të përjetshëm që do të durojnë edhe përtej vizionit të urryer të këtyre vrasësve. Ne jemi në kontakt me zyrtarët francezë dhe unë kam drejtuar administratën time që të sigurojë çdo ndihmë të nevojshme për të ndihmuar të sjellë këto terroristët para drejtësisë", shprehet Presidenti i SHBA-së, Barak Obama. /a.ke/