SHBA, Obama merr një ftesë të
veçantë nga Gjermania

SHBA, Obama merr një ftesë të<br />veçantë nga Gjermania
Një ftesë e veçantë është nisur nga Gjermania në drejtim të presidentit në largim të SHBA-ve, Barack Obama.

Sipas deklaratës së një prej zëdhënësve të kryetarit të bashkisë së Munihut, Dietre Reiter, kryebashkiaku ka ftuar Obamën për të marrë pjesë në Octoberfest.

Gjatë vizitës së tij në Gjermani në prill të 2016-tës, Obama deklaroi se dëshironte që në të ardhme të merrte pjesë në festivalin bavarez të birrës, duke thënë  se “duhet të jetë shumë më argëtuese kur nuk je më president”.

Këtë vit Octoberfest, i cili është një nga festivalet më të njohura në botë për birrën dhe frekuentohet nga miliona adhurues së birrës nga e gjithë bota do të filloj më 16 shtator dhe do të vazhdoj deri më 3 nëntor.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vengu inspekton punimet për ndërtimin e godinës multifunksionale në Repartin e Operacioneve Speciale në Zall-Herr

Vengu inspekton punimet për ndërtimin e godinës multifunksionale në Repartin e Operacioneve Speciale në Zall-Herr