UASHINGTON, 19 gusht /ATSH-AFP/ - Presidenti amerikan, Barack Obama premtoi sot se SHBA-ja do të ndjekë një strategji afatgjatë për të ndryshuar tendencën kundër xhihadistëve të Shtetit Islamik (EI), që aviacioni amerikan bombardon që prej dhjetë ditësh në veri të Irakut.
Forcat amerikane, riangazhuar ushtarakisht për herë të parë në Irak që prej tërheqjes së tyre në muajin dhjetor të vitit 2011, kanë kryer dje 15 sulme ajrore kundër pozicioneve të EI në mjediset e digës strategjike të Mosulit, qyteti i dytë në Irak në duart e xhihadistëve që prej fillimit të muajit qershor.
Këto operacione u kanë mundësuar, sipas presidentit amerikan, forcave irakiane dhe kurde të bëjnë një hap të madh përpara duke marrë kontrollin e digës.
"Ne do të vazhdojmë të ndjekim një strategji afatgjatë për të ndryshuar tendencën kundër EI duke mbështetur qeverinë irakiane që do të formojë kryeministri i emëruar Haïdar al-Abadi, të cilit presidenti amerikan, Obama i ka kërkuar formimin e një qeverie unioni të pajisur me një program kombëtar që përfaqëson interesat e të gjithë irakianëve./
/ec/