UASHINGTON, 19 nëntor /ATSH-AFP/ - Presidenti amerikan, Barack Obama njoftoi sot se do të prezantonte nesër në mbrëmje, nga Shtëpia e Bardhë, masat për imigracionin që do të mund të ofrojnë një zgjidhje të përkohshme për 11 milionë klandestinë që jetojnë në SHBA.
"Nesër në mbrëmje, do të njoftoj nga Shtëpia e Bardhë vendimet që mund të marr për të nisur përmirësimin e sistemit tonë të imigracionit që nuk funksionon më", theksoi presidenti amerikan, në një video të postuar në faqen e internetit të Shtëpisë së Bardhë.
"Të gjithë jemi dakord se sistemi ynë i imigracionit nuk funksionon më. Fatkeqësisht, Uashingtoni e ka lënë situatën të përkeqësohet që prej shumë kohësh", nënvizoi Obama në këtë mesazh të regjistruar./
/ec/ a.jor.









