SHBA - Presidenti amerikan Barak Obama do të takohet të marten e ardhshme me Presidentin palestinez Mahmud Abaz gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Shteteve të Bashkuara në Nju Jork.
Gjatë këtij takimi ata do të diskutojnë rreth proçesit të paqes Israel -Palestinë. Këtë gjë e ka bërë të ditur nënkëshilltari i Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, Ben Rhodes dhe e kanë konfirmuar edhe burimet palestineze.
Më 30 shtator, Obama ka në axhendën e tij edhe një takim me Kryeministrin israelit Beniamin Netanjahu në Shtëpinë e Bardhë.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com