Nis pas 2 vitesh gjyqi i Fatmira Hajdarit në KPA, u shkarkua për 950 mijë USD pasuri të pajustifikuar! SHBA-të i hoqën vizën, kërkon rikthimin në drejtësi

Nis pas 2 vitesh gjyqi i Fatmira Hajdarit në KPA, u shkarkua për 950 mijë USD pasuri të pajustifikuar! SHBA-të i hoqën vizën, kërkon rikthimin në drejtësi

Fatmira Hajdari

Në 24 tetor 2022, do të nisë procesi gjyqësor për gjyqtaren e Apelit në Tiranë, Fatmira Hajdari, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, shkalla e dytë dhe e fundit e Vetingut. Trupa gjykuese që do të shqyrtojë dosjen e shkarkimit të Fatmira Hajdarit kryesohet nga Natasha Mulaj, me relatore Ina Ramën, si dhe anëtarë Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo. Fatmira Hajdari i kërkon Kolegjit të Posaçëm të Apelimit rikthimin në drejtësi si gjyqtare, duke rrëzuar vendimin e shkarkimit të saj nga detyra, marrë nga Komisioni i Vetingut në 18 qershor të vitit 2020.

Më 21 shtator të vitit 2020, gjyqtarja Fatmira Hajdari ankimoi në Kolegjin e Apelimit vendimin e shkarkimit. KPA-së i janë dashur më shumë se sa dy vite për të marrë në shqyrtim dosjen. KPA do të vendos në formë të prerë për shkarkimin ose rikthimin në detyrë të Fatmira Hajdarit. Gjatë kësaj kohë, zonja Hajdari, ish-bashkëshortja e Azem Hajdarit, ka marrë 75 % të pagës.

Fatmira Hajdari u shkarkua me arsyetimin se nuk justifikonte me burime të ligjshme një pasuri me vlerë rreth 950 mijë USD. Në konkluzionet për pasurinë, thuhet se gjyqtarja e Apelit nuk e ka deklaruar plotësisht pasurinë, ka bërë deklarim të pamjaftueshëm, nuk ka shpjeguar bindshëm burimin e pasurive si dhe ka bërë përpjekje për të fshehur një pjesë të pasurisë.

Kryefjala e vendimit për shkarkimin e Fatmira Hajdarit nga detyra është pallati 10-katësh në zonën e njohur si ‘Vilat Gjermane’ në Tiranë. Nga hetimi 19-mujor, ka rezultuar se pallati është ndërtuar pa leje, nuk është deklaruar fillimi i investimit në ILDKP, nuk ka deklaruar fillimin e punimeve, nuk justifikon investimin me para të ligjshme si dhe më vonë del se trualli nuk është më 454 m2, por është rreth 900 m2.

Gjatë seancës dëgjimore ku zonja Hajdari u përpoq të shpjegonte pasurinë e saj, sidomos një pallat në Tiranë, ajo u ironizuar nga vëzhguesi i famshëm ndërkombëtar Theo Jacobs, i cili tha se “unë nuk besoj te sferat magjike” dhe se ‘kam lexuar dosjen e Hajdarit të dielën pasdite duke anuluar planet e tjera”.

Iu hoq viza amerikane

Zonja Hajdari nuk kaloi as testin e pastërtisë së figurës, pasi sipas KPK-së dhe Drejtorisë për Sigurimin e Informacionit të Klasifikuar, ka fshehur faktin që Ambasada Amerikane i ka hequr vizën për të udhëtuar drejt SHBA.

Drejtoria për Sigurimin e Informacionit të Klasifikuar, në bashkëpunim me SHISH, ka hartuar dy raporte për pastërtinë e figurës të gjyqtares së Apelit Fatmira Hajdari, për llogari të Komisionit të Vetingut. Në 2 nëntor 2017, DSIK i ka dërguar një raport Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke konstatuar se zonja Hajdari ishte e përshtatshme për të vijuar detyrën. Ndërkaq, në tetor 2019, DSIK ka ndryshuar mendim, duke referuar një raport tjetër në KPK, me konstatimi se zonja Hajdari nuk është e përshtatshme për të vijuar detyrën si gjyqtare. Sipas DSIK, Fatmira Hajdari është pjesë e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilëve Ambasada Amerikane në Tiranë u ka hequr vizat si të korruptuar, ndërsa vetë gjyqtarja ka deklaruar se viza amerikan i është bllokuar deri në fund të procesit të Vettingut dhe jo si e korruptuar.

“Shqyrtimi i aplikimit për vizë të SHBA-ve shoqërohet me verifikim të besueshëm dhe profesionale të aplikantit. Marrja e vizës së SHBA kuptohet si standard për pastërtinë e figurës ku aplikanti i nënshtrohet një procedura të imtësishme dhe të besueshme Vetingu. Ndërkohë që refuzimi/revokimi i vizës mund të bëhet për disa arsye, sjellim në vëmendje se Ambasada e SHBA-së ka deklaruar se do të përdorë të gjitha mjetet ligjore që në dispozicion për refuzimin/revokimin e vizave të gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar. Kjo praktikë është ndjekur nga SHBA për promovimin e luftës kundër korrupsionit, anembanë botës. Revokimi i vizës përkon në periudhë me deklaratën e Ambasadës së SHBA-së”, thuhet në raport.

Në raport thuhet gjithashtu se Fatmira Hajdarit i është bllokuar viza amerikane në 26 janar 2017, ndërsa formularin për pastërtinë e figurës e ka plotësuar një ditë më pas, në 27 janar 2017, duke mos e deklaruar faktin e revokimit të vizës. “Mosdeklarimi në këtë rast e ngarkon znj. Fatmira Hajdari me përgjegjësinë e fshehjes së faktit dhe me plotësim jo me vërtetësi të deklaratës për kontrollin e figurës”, thuhet në raportin e klasifikuar si sekret, por i deklasifikuar pjesërisht më vonë.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Taku: 27/09/2022 17:01

    Sekuestrim pasurie per gjith gjyqtaret qe jane hequr. Ndryshe u keni ber nder me leket tona

    Përgjigju
  • minushe: 27/09/2022 13:06

    duhet tja sekuestrojne pasurite ndryshme reforme koti

    Përgjigju
  • minushe: 27/09/2022 13:05

    nga shitese metrazhesh ne fshat u be gjyqtare ...o zot cfare injorance!!

    Përgjigju
  • Trump: 27/09/2022 04:45

    Kjo duhet futur ne burg, keta thone ta rikthejne

    Përgjigju
    • Gjytrymi: 27/09/2022 08:03

      Trump,nuk mund te futet ne burg kjo ish gjyqtarja-cucaLibrazhdit se i ka dhënë truallin dhe token e toptanasve kryeministrit ne Surrel...keshtu populli le te rroje e degjoje dhe më 2025 per here te katert si GjigandKryeminister ta votoje e i "LUMTUR TË BEGATOJË"...

  • www.youngtribune.com: 27/09/2022 01:45

    Dhe ajo qe me ben pershtypje eshte se Rudina Hajdari ishte piketuar per nen kryetare e PD-se. Ai vend ato njerez si I man dheu duke e perdhunuar ate popull cdo dite

    Përgjigju
  • Beni: 27/09/2022 01:19

    Kthejeni prape ne drejtesi te liroi kriminelet e rrezikshem se kjo eshte gruaja e Azemit dhe nuk e ze ligji!

    Përgjigju
  • Kulkaj: 26/09/2022 23:28

    Fuck vetem ne albanistan ndodh kjo, hajdutet e shekullit cmimi me i madh per keto ndyrsira

    Përgjigju
  • Liku: 26/09/2022 22:05

    Nje ish gjyqtare pa shkolle kerkon te kthehet ne detyre me vjedhjet qe ka bere me gjyqe te manipuluara

    Përgjigju
  • alfredi: 26/09/2022 21:11

    Nuk e kuptoj , e shkarkuar ,e korruptuar , hajdutllit ashiqare i saj, të gjitha të zezat për një gjygjtare e të tjera e të tjera dhe prap ajo është trajtuar me 75 përqind të rrogës të një gjygjtari ??????????? .Ore jeni në metro ju apo jo ,si është e mundur mo, si është e mundur, akuzohet për 1 milion dollarë dhe prap merr rrogë nga shteti....??????

    Përgjigju
  • Mr.Shqipe: 26/09/2022 20:53

    imagjinoni gjithe fatkeqet qe ka denuar kjo bushter

    Përgjigju
  • Sheqerja: 26/09/2022 18:59

    Ahahahaha sa lexova titullin e kerkeses per rikthim me erdhi per te qeshur,ka kurajo jo vetem nuk u denua per parat e pajistifikuara por do te rikthehet si e ofenduar gjoja i ben padrejtsi,luan bllofin

    Përgjigju
  • Jimmy: 26/09/2022 18:59

    Shif ca fytyre te poshter ka kjo do drejtesi!!!f**** you ******

    Përgjigju
  • vladi: 26/09/2022 18:56

    Eshte kulmi i maskarallikut te futet ne drentesi kjl ndyresire, kjo duhet te penalizohet se eshte kriminale.

    Përgjigju
  • Ben: 26/09/2022 18:46

    Persëri kjo?E tmerrshme.

    Përgjigju
  • RATABOLE KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 26/09/2022 18:28

    Shikoni se sa e pa fytyr është analfabetja me 7 klas shkoll Fatmira Superhajdarja. Kjo dhe hajdute pa shkoll e thot më ktheni në detyr. Kto lloi tragjedish ndodhin vetëm në Albanistan. Pty rac pise.

    Përgjigju
    • bule: 27/09/2022 08:27

      bule duhet kthyer se ska me lek per botox e sheh i qenka shfryre pak ana e majte

  • Cubi: 26/09/2022 17:54

    Duhet te kthehet menjeher !!!!! Kan ber shum gabim qe e kan larguar,se me then te drejten e ka ndritur!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! E po cesht kjo pun keshtu,keta jan per ndjekje penale dhe sekuestrim pasurie e vendosur ne menyr te paligjeshme. Atehere mund te themi se drejtesia po vendoset ne binar. Shpresojm.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se Berisha e Meta do e arrijnë qëllimin me protestën e 6 dhjetorit



×

Lajmi i fundit

Procesi i Berlinit, Begaj: Gjermania, partneri ynë kryesor për politikën e jashtme! Steinmeier: Integrimi, përgjegjësia jonë

Procesi i Berlinit, Begaj: Gjermania, partneri ynë kryesor për politikën e jashtme! Steinmeier: Integrimi, përgjegjësia jonë