Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama akuzoi Mitt Romney se ishte i pasinqertë në debatin që sipas vëzhguesve dhe sondazheve u fitua prej republikanit.

Duke folur në Denver të Kolorados, Obama i kërkoi rivalit të tij të tregojë të vërtetën rreth politikave të tij. Sondazhet tregojnë se debati mes Obamës dhe Romney u ndoq nga 67.2 milion persona. Shumë nga komentet për debatin e përshkruanin Romneyn të qetë, me vetbesim dhe energjik, ndërsa presidentin Obama të lodhur, pasiv dhe madje të shqetësuar.

Obama tha para 12 mijë mbështetësve se kur u ngjit në skenë takoi një njeri shumë të entuziasmuar që pretendonte të ishte Mitt Romney. Obama akuzoi rivalin se kishte ndryshuar planin e tij për shkurtimin e taksave. Ai nuk mund të ishte Mit Romni, sepse Mit Romni i vërtetë ka udhëtuar nëpër gjithë vendin gjatë vitit të kaluar duke premtuar 5 trilionë shkurtime taksash në favor të të pasurve. Pesoni që ishte në skenë mbrëmë tha se nuk dinte asgjë për këtë", theksoi Obama.

Disa demokratë e fajësuan presidentin që u tregua i përmbajtur gjatë debatit dhe nuk e kritikoi zotin Romni për rolin e tij udhëheqës në firmën Bain Capital, një kompani që ata thonë se e ka transferuar vendet e punës jashtë Amerikës. Obama i rifilloi këto sulme duke thënë se "nuk kishte dëgjuar kurrë për shkurtime taksash për kompanitë që transferojnë vendet e punës jashtë. Ai tha se nëse kjo ishte e vërtetë kishte nevojë për një llogaritar të ri. Tani ne e dimë me siguri se ai nuk ishte Mitt Romney i vërtetë, sepse ai duket se ndjehet rehat me llogaritarin që ka”.

Ndërkaq, kandidati republikan Mitt Romney së bashku me sfidantin për zv.president ju rikthyen fushatës duke u ndaluar në Virginia. Romney nuk ju përgjigj drejtpërdrejtë kritikave të rivalit demokrat. "Kisha shansin ti bëja disa pyetje Presidentit për të cilat shumë qytetarë në gjithë vendin duan një përgjigje prej tij. Një e tillë ishte përshembull se pse do të ecë përpara me planin Obamacare në një kohë kur 23 milionë njerëz janë pa punë?", insistoi Romney. Dy rivalët do të përballem më 16 tetor në debatin e dytë ndërsa i fundit mbahet më 22 tetor.

(sg/dm/shqiptarja.com)