KOMBET E BASHKUARA (SHBA), 1 tetor /ATSH-AFP/ - Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu konfirmoi sot në tribunën e OKB-së se Izraeli ishte i gatshëm për të rifilluar menjëherë negociatat me palestinezët.
"Jam i gatshëm të rifilloj menjëherë negociatat për paqe me palestinezët pa asnjë kusht paraprak", deklaroi ai para asamblesë së përgjithshme të OKB-së.
Ai theksoi gjithashtu se nuk do të lejonte asnjë forcë në botë për të kërcënuar të ardhmen e vendit të tij dhe se do të bënte gjithçka për të mbrojtur shtetin dhe popullin e tij, në një fjalim para OKB-së.
"Mesazhi im për drejtuesit e Iranit është se plani juaj për të shkatërruar Izraelin do të dështojë". Dhe mesazhi për vendet e OKB-së është se kushdo qofshin rezolutat që ju do të miratoni, Izraeli do të bëjë gjithçka për të mbrojtur shtetin dhe popullin e tij", deklaroi Netanjahu nën duartrokitjet e delegacionit të tij./